Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Armëpushimi në Sudanin Jugor po respektohet


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se armëpushimi i arritur nga liderët e forcave që po luftojnë në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, duket se po respektohet.

Zëdhënësja e OKB-së, Stephane Dujarriv, ka thënë se Misioni i OKB-së në Sudanin Jugor, e ka konfirmuar rihapjen e aeroportit në Juba, ndonëse fluturimet komerciale mbesin të pezulluar.

Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir, dhe lideri i grupit rebel që po lufton qeverisë janë pajtuar për armëpushim, më 11 korrik.

Armëpushimi në mes të Kiir dhe ish zëvendësit të tij që u bë lider i rebelëve, Riek Machar është arritur pas pesë ditësh luftimesh në Juba, luftime këto që morën jetën e mbi 300 personave.

Luftimet kanë ndodhur afër bazës së Kombeve të Bashkuara në lagjen e rebelëve, Jebel ku janë vendosur edhe 30 mijë refugjatë.

XS
SM
MD
LG