Ndërlidhjet

Kongresi do të votojë sërish kundër marrëveshjes me Iranin


Udhëheqësi republikan i Kongresit, Paul Ryan - Arkiv
Udhëheqësi republikan i Kongresit, Paul Ryan - Arkiv

Kongresi amerikan do të votojë sot një projektligj të hartuar nga republikanët për të sulmuar disa pjesë të marrëveshjes bërthamore që presidenti Barack Obama e ka nënshkruar me Iranin, gati një vit pas arritjes së saj.

Projektligji pretendon vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit për shkak të përkrahjes së terrorizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Republikanët që i kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit unanimisht e kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin ndërsa janë shprehur të shqetësuar me testimet e raketave balistike dhe veprimeve tjera të republikës islamike që konsiderohen si provokime.

Mirëpo udhëheqja e kongresmenëve demokratë, Nancy Pelosi mbrëmë ka kërkuar nga demokratët që të votojnë kundër ligjit pasi ligji i ri dëshiron të minojë marrëveshjen bërthamore në tërësi.

Shtëpia e Bardhë është kërcënuar se do të vendos veto ndaj ligjit nëse miratohet duke thënë se ajo e shkatërron marrëveshjen bërthamore e cila sipas presidencës amerikane është me rëndësi për tu siguruar që programi bërthamor i Iranit është dhe do të mbetët ekskluzivisht paqësor.

XS
SM
MD
LG