Ndërlidhjet

Sot mbahet takimi i Këshillit NATO – Rusi


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e parë në mes tyre prej mbajtjes së Samitit në Varshavë ku aleanca transatlantike ka vendosur ngritjen e kapaciteteve në Evropën lindore e shqetësuar nga veprimet agresive të Moskës në Ukrainë.

Takimi i ambasadorëve të 28 shteteve anëtare të aleancës dhe Rusisë është i dyti prej vitit 2014, kur si pasojë e krizës në Ukrainë janë përkeqësuar marrëdhëniet.

NATO thotë se do e informojë Rusinë për vendimin e javës së kaluar për të dërguar katër batalione me 4 mijë ushtarë në tërësi në Poloni dhe shtetet baltike, të cilat janë të shqetësuar prejse Rusia e ka aneksuar Krimenë në vitin 2014.

Moska ka thënë se do ta diskutojë rrezikun e mbrojtjes raketore amerikane që NATO e ka deklaruar funksional prej samitit si dhe përmirësimin e sigurisë së hapësirës ajrore mbi Baltik.

“Aleatët dhe Rusia do të diskutojnë tri tema, krizën në Ukrainë, transparencën ushtarake dhe situatën e sigurisë në Afganistan”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero.

XS
SM
MD
LG