Ndërlidhjet

40 ushtarë amerikanë shtesë në Sudanin Jugor


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria amerikane në Afrikë ka thënë se ka dërguar 40 ushtarë shtesë në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba për të siguruar personelin dhe objektin e ambasadës amerikane në qytetin e përfshirë nga lufta.

Gjatë pesë ditëve të luftimeve deri në armëpushimin e arritur të hënën, forcat e presidentit Salva Kiir kanë zbrapsur luftetarët e ish zëvendëspresidentit, Riek Machar nga një bazë e tyre në kryeqytet.

Si pasojë e këtyre luftimeve, disa qindra persona raportohen të jenë vrarë, ndërsa trupat e viktimave vazhdojnë të mbesin në rrugë.

XS
SM
MD
LG