Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Numri i viktimave të përplasjes së trenave arrin në 27


Pamje nga aksidenti i trenave në Itali - 12 korrik

Pamje nga aksidenti i trenave në Itali - 12 korrik

Numri i viktimave nga përplasja e djeshme e trenave në Italinë jugore ka arritur në 27 të vdekur derisa ekipet e shpëtimit kanë punuar tërë natën që të nxjerrin trupat e viktimave nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Prokurorët e kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje, ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi është zotuar se shumë shpejtë do të gjendet arsyeja pse dy trena u përplasën kokë më kokë.

Disa dhjetëra persona janë lënduar, dhe derisa jo pak prej tyre kanë lëndime të rënda, zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave do të rritej.

XS
SM
MD
LG