Ndërlidhjet

logo-print

Tusk: Marrëdhëniet me Britaninë do jenë të mira


Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk së fundi ka folur sërish për BREXIT duke shprehur gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Mbretërinë e Bashkuar edhe pas largimit zyrtar të këtij shteti.

“Pas kësaj procedure të ashtuquajtur të divorcit, Mbretëria e Bashkuar do të mbesë partneri jonë më i afërt duke përfshirë këtu edhe në çështjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet tregtare me pjesët tjera të botës. Për këtë arsye ndikimi i referendumit për dalje të Britanisë nga BE-ja është shumë më i vogël kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërkombëtare në krahasim me pritjet”, ka thënë Tusk gjatë konferencës së përbashkët me gazetarë në Pekin me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Cluade Juncker.

Më 23 qershor, 52 % e britanikëve që kanë marrë pjesë në referendum kanë votuar pro daljes së vendit të tyre nga BE-ja.

Tani i përket kryeministres së re britanike, Theresa May e cila do të fillojë punën sot, të paraqesë zyrtarisht kërkesen e vendit të saj për largim nga blloku evropian.

XS
SM
MD
LG