Ndërlidhjet

Forcat irakiane shënojnë fitoren e radhës kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Forcat qeveritare irakiane kanë avansuar drejt qytetit të kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik, Mosul ruke rimarrë një fshat përgjatë Lumit Tigër.

Ministri i brendshëm i Irakut, Khalid al-Obeidi ka thënë se sukseset në rimarrjen e territoreve e izolojnë edhe më shumë Mosulin, pak para nisjes së ofensivës qeveritare për rimarrjen e qytetit verior.

Avansimi në jug të Mosulit e ka rikthyer nën kontrollin qeveritar fshatin Ajhala, fshat që gjendet në veri të bazës ajrore Qayara.

Kjo ngjarje po zhvillohet një ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, gjatë qëndrimit në Bagdad ka thënë se 560 ushtarë më shumë amerikanë janë duke u vendosur në bazën ajrore, Qayara për të themeluar një nyjë të rëndësishme luftimi për betejën e cila ka për qëllim çlirimin e Mosulit.

XS
SM
MD
LG