Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 12 vetë të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm në lagjen Rashidija në Bagdad
Pamje pas sulmit të sotëm në lagjen Rashidija në Bagdad

Nga tri sulme me bomba sot në dhe rreth kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 12 vetë.

Sulmet kanë ndodhur në një lagje të banuar kryesisht me popullatë shumicë shiite.

Në sulmin vetëvrasës me bombë në një pikë të kontrollit policor në Rashidija, sot janë vrarë 6 policë dhe 2 civilë dhe janë plagosur 11 persona të tjerë.

Policia thotë se në dy sulme të tjera me bomba në Bagdad janë vrarë 4 civilë dhe plagosur 16 të tjerë.

Këto të dhëna për të vrarët dhe të plagosurit janë konfirmuar edhe nga zyrtarët mjekësorë.

XS
SM
MD
LG