Ndërlidhjet

May nis me emërimin e ministrave të rinj


Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka emëruar Boris Johnsonin si sekretar të jashtëm në qeverinë e saj.

Johnson, ish-kryetar i Londrës, ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që tashmë njihet me termin Brexit.

Philip Hammond, i cili deri më tash ka qenë sekretar për punë të jashtme, është bërë kancelar.

Ish-sekretarja e energjisë, Amber Rudd, ka marrë postin e sekretares së brendshme, ndërsa euroskeptiku David Davis është bërë sekretar i Brexit-it.

Michael Fallon vazhdon si sekretar i mbrojtjes.

May do të vazhdojë sot të plotësojë kabinetin me sekretarët e shtetit për shëndetësi dhe arsim.

May është zotuar se do të udhëheqë një qeveri që punon për të gjithë dhe “jo vetëm për disa të privilegjuar”.

XS
SM
MD
LG