Ndërlidhjet

logo-print

Kerry në Moskë, kërkon bashkëpunim kundër IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot dhe nesër në Moskë për të ofruar bashkëpunim më të madh ushtarak kundër grupit militant Shteti Islamik, me kusht që Rusia dhe Siria nisin tranzicionin politik në Damask.

Gazeta Washington Post raporton se Kerry bart me vete një propozim të madh për bashkëpunim në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Frontit Al Nusra.

Sipas gazetës, Shtetet e Bashkuara do të sugjerojnë krijimin e një komande të re ushtarake që do të koordinojë fushatën ajrore në Siri. Kjo komandë do të përfshinte zyrtarë amerikanë dhe rusë.

“Grupi i Përbashkët i Implementimit do të vendsej pranë Amanit në Jordani”, raporton Washington Post.

Lexoni edhe këtë:

IS konfirmon vdekjen e komandantit kryesor

XS
SM
MD
LG