Ndërlidhjet

Merkel në “vizitë historike” në Kirgizi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Kirgizisë, Amazbek Atambaev.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Kirgizisë, Amazbek Atambaev.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar presidentin e Kirgizisë, Amazbek Atambaev, në fillim të vizitës dyditëshe në këtë vend të Azisë Qendrore.

Në takimin në Bishkek, Atambaev ka thënë se vizita e Merkelit, e para nga një kancelar gjerman, është historike.

Merkel ka thënë se Kirgizia është duke zhvilluar demokracinë dhe se një rrugë e tillë do të forcojë marrëdhëniet midis Berlinit dhe Bishkekut.

Merkel ka takuar edhe liderë fetarë e etnikë.

Kirgizia dikur ka strehuar komunitet të madh gjerman, por tani atje ndodhen rreth 9,400 veta, pasi shumica kanë migruar në Gjermani dhe vende të tjera, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG