Ndërlidhjet

logo-print

Lew për të dytën herë në Londër, takohet sot me Hammond


Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew, ka thënë se do të udhëtojë të enjten drejt Britanisë, për të dytën herë brenda një jave për tu takuar me Sekretarin e ri britanik të Financave, Philip Hammond, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP

“Do të shkojë nga këtu për në Londër për tu takuar me kancelarin e ri këtë pasdite”, iu ka thënë ai reporterëve në Berlin pas bisedimeve me ministrin e financave të Gjermanisë, Wolfgang Schauble.

“Kjo dukshëm është kohë e ndryshimeve. Mezi pres që të diskutojë (këto ndryshime)”, ka thënë më tej ai.

Lew tashmë e ka vizituar Londrën të martën për bisedime në lidhje referendumin e BREXIT që tronditi tregun ndërkombëtar.

Kryeministrja e re britanike, Theresa May të mërkurën e ka caktuar Hammond si zëvendësim të George Osborn në postin e kancelarit të financave.

Osborne ka qenë arkitekti i masave të kursimit financiar në Britani para gjashtë vjetësh dhe mik i afërt i ish kryeministrit, David Cameron.

XS
SM
MD
LG