Ndërlidhjet

Raporti i ri i OKB-së: Vrasjet në Ukrainë, të pandëshkuara 


Ilustrim
Ilustrim

Një raport i hartuar nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se ka pasur “përgjegjësi të kufizuar” në Ukrainën lindore për vrasjet arbitrare dhe torturat e kryera nga separtistët dhe ushtarët e Ukrainës.

“Ndëshkimi për vrasjet mbetët i parealizuar... duke e minuar drejtësinë”, thuhet në raport e publikuar të enjten nga Zyra e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raporti është mbështetur në hulumtimet për vrasjen e mbi 9400 personave në rajonin Donbas të Ukrainës prejse kanë nisur luftimet, në vitin 2014 deri në majin e këtij viti.

“Mbajtja e përgjegjësisë do të jetë kyqe në krjimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë”, ka thënë komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein dhe ka shtuar: “Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur para, siç është demonstruar në tërësi dhe në mënyrë tragjike nga shtetet e tjera të cilat nuk janë përballur si duhet me krimet serioze ndërkombëtare dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”.

Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të vrasjeve arbitrare nga separatistët që e kanë përkrahjen e Rusisë, trupat dhe policia ukrainase dhe batalionet e luftetarëve vullnetarë.

Raporti citon ekzekutimet e të burgosurve nga granatimet e zonave të civilëve duke përdorur sistem të pasaktë armatimi.

Zyra e Komisioneres së OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se disa prej vrasjeve të civilëëve mund të konsiderohen “krime lufte”.

Ndonëse disa prej vrasjeve arbitrare janë ndjekur penalisht, kjo zyrë e OKB-së thotë se shumë nga hetimet për këto vrasje po vonohen apo kanë mbetur të pakryera.

Raporti thotë se dëshmitë rreth vrasjeve në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Lluhanskut duket të jenë bërë në mënyrë selektive ndërs atë dyshuarve nuk iu është garantuar proces i drejt.

XS
SM
MD
LG