Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për pjesëmarrje në ISIS


Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër një qytetari nga Kosova për shkak të, sic thuhet, “kryerjes së veprës penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

Në aktakuzë thuhet se “ i pandehuri L.R më 6 korrik të vitit 2014, me qëllim të bashkimit në organizatën terroriste ISIS, kishte shkuar në Turqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe më 11 apo 12 korrik 2014, nën organizimin e disa shtetasve turq kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin Turqi – Siri.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se i pandehuri “është vendosur në një kamp ushtarak në zonën e kontrolluar nga grupi terrorist i quajtur “ISIS”, dhe më vonë ka ndjekur edhe ligjërata mbi Sheriatin dhe rregullat e ISIS-it.

Sipas aktakuzës, “i njëjti më vonë është dërguar në një kamp ushtarak të kontrolluar nga grupi terrorist “ISIS” dhe në zonën e Irakut ka kryer “trajnimin ushtarak një ditor mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe më pas me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë mjekësore shtarëve të plagosur ishte dërguar në një nga spitalet e qytetit Falluxha”.

XS
SM
MD
LG