Ndërlidhjet

Rumani: Arrestohen 38 veta me dyshimin se skllavëruan dhjetëra persona 


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Rumani kanë paraburgosur 38 persona si pjesë të një hetimi rreth skllavërimit të dhjetëra burrave dhe djemve.

Të dyshuarit, pjesë të një familjeje të madhe rome në fshatin malor të Gamacestit, janë marrë në pyetje më 14 korrik pas bastisjeve të kryera gjatë natës në shtëpitë e tyre.

Autoritetet dyshojnë që të paraburgosurit kanë shfrytëzuar rreth 65 persona me të meta fizike dhe mendore apo që thjeshtë kanë qenë të varfër, duke i lidhur me zingjir dhe duke i detyruar që të luftojnë kundër njeri tjetrit për argëtim.

Mirëpo, banorët e fshatit e kanë shprehur zemërimin e tyre rreth bastisjeve dhe akuzave për skllavërim.

Disa kanë thënë se viktimat e dyshuara kanë qenë persona të pa shtëpi të cilët janë strehuar dhe iu është dhënë ushqim në fshatin e varfër.

Ciprian Necula, një zyrtar rom në Ministrinë rumune për Fonde Evropiane ka thënë se “situata për keqardhje” nuk duhet të shfrytëzohen për të fajësuar një kategori të tërë të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG