Ndërlidhjet

Miliona dollarë janë mbledhur për viktimat e sulmit në Orlando


Ilustrim

Ilustrim

Familjet e viktimave të sulmit në lokalin e natës, Pulse në Orlando do të marrin shumicën e parave të mbledhura në një fond që është krijuar veçanërisht për të ndihmuar familjet e të vrarëve dhe të mbijetuarit e sulmit më të rëndë me armë zjarri në historinë moderne të SHBA-ve.

Një propozim se si të shpërndahen këto para është publikuar të enjtën nga Kenneth Feinber, administratori i fondit “OneOrlando”.

Në këtë fond deri më tash janë mbledhur 17 milionë dollarë. Shuma e sakt e parave për secilin do të varet nga të dhënat e reja pasi mbledhja e parave do të vazhdojë deri më 26 shtator.

Omar Mateen ka hapur zjarrë në brendi të lokalit gjatë muajit të kaluar duke vrarë 49 persona dhe duke plagosur 53 të tjerë.

XS
SM
MD
LG