Ndërlidhjet

logo-print

Trump mund ta ketë zgjedhur Pence për bashkëkandidat 


Kandidati republikan për president, Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump

Mediat amerikane raportojnë se kandidati i mundshëm i republikanëve për president, Donald Trump e ka zgjedhur guvernatorin e Indianas, Mike Pence për tu bërë zëvendës i tij, në rast të zgjedhjes president.

Gazeta “IndyStar” shkruan se Pence ka vendosur të heq dorë nga gara për tu rizgjedhur guvernator që të bëhet bashkë-garues më Trump në zgjedhjet e nëntorit.

E njëjta gazetë shkruan se ka arritur ta konfirmojë që Trump planifikon të njoftojë të premtën që Pence t’i bashkohet në garën zgjedhore.

Gazeta “The New York Times” shkruan se ekipi i Trump “ka dhënë sinjale të qarta për republikanët në Uashington” se ai e ka zgjedhur Pence.

Më 14 korrik, ekipi i Trump ka thënë se vendimi nuk është marrë, por ky do të bëhet i ditur të premtën në qytetin e New Yorkut.

XS
SM
MD
LG