Ndërlidhjet

Presidenti Obama dënon sulmin në Nicë


Presidenti amerikan, Barack Obama, dënoi sulmin e së enjtes në Nicë ndërsa i ofroi Francës çdo ndihmë të nevojshme për hetimin e tij.

"Në emër të popullit amerikan, e dënoi më fjalët më të ashpra atë që duket të jetë një sulm i tmerrshëm terrorist në Francë, që vrau dhe plagosi dhjetëra civilë të pafajshëm", thuhet në deklaratën e presidentit Obama.

"Ne qëndrojmë në solidaritet dhe partneritet me Francën, aleatin tonë më të vjetër, derisa ajo përgjigjet ndaj sulmit dhe rimëkëmbet pas tij. Në ditën e Bastillës, në kujtojmë aftësinë e jashtëzakonshme ripërtëritëse dhe vlerat demokratike që e kanë bërë Francën një frymëzim për tërë botën", thuhet mes tjerash në deklaratën e presidentit Obama.

Të paktën 73 veta humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një kamion goditi turmën në qytetin bregdetar të Nicës, derisa po kremtonte 14 korrikun.

XS
SM
MD
LG