Ndërlidhjet

Zika mund të zhduket brenda dy apo tre vjetësh 


Ilustrim
Ilustrim

Virusi Zika i përhapur nëpër Amerikën Latine ka mundësi të shkatërrohet gjatë dy apo tre vjetëve të ardhshme, mbështetur në faktin se njerëzit zhvillojnë imunitet ndaj tij gjatë infeksionit fillestar.

Lajmi i dhënë nga Reuters mbështetët në të dhënat e shkencëtarëve.

Shkencëtarët, puna e të cilëve është publikuar në revistën “Science” vlerësojnë se infeksionet nga virusi i nxitur nga mushkonjat do të përhapet aq shumë nëpër vendet e prekura sa që popullata do të zhvillojë imunitet ndaj tij.

Kjo ndodh gjithmonë kur një përqindje e lartë e popullatës bëhet imune duke e zhvilluar një imunitet në mënyrë natyrale apo përmes vaksinimit, duke e bërë përhapjen praktikisht pak të mundshme.

XS
SM
MD
LG