Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa ngushëllon Francën për sulmin në Nicë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Jemi të shokuar me aktin barbar në Francë ka thënë sot gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa sipas një komunikate të dërguar mediave nga qeveria e Kosovës.

Mustafa ka shprehur pikëllimin e tij dhe të qytetarëve të Kosovës me “aktin e tmerrshëm terrorist”.

“Jemi të shokuar me aktin barbar i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm në qytetin e Nicës. Në këto çaste të rënda për shtetin dhe popullin francez, Kosova bashkëndjen dhe shprehë solidaritetin e plotë me popullin mik francez” citohet kryeministri Mustafa në njoftimin qeveritar.

Shefi i qeverisë së Kosovës e ka përsëritur përkushtimin e qeverisë që ai e drejton “për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit".

“Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit të prirë nga SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore. Aktet e tilla terroriste nuk do të arrijnë të na ndalin në luftën tonë kundër të keqes globale. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe popullit francez në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës” tha kryeministri.

XS
SM
MD
LG