Ndërlidhjet

logo-print

Tërnava: Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të tij dhe Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nice të Francës që si pasojë kishte mbi 80 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Sulmi është cilësuar si akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane.

“Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga myftiu Naim Tërnava.

“Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet në këtë komunikatë.

XS
SM
MD
LG