Ndërlidhjet

Bordi i SHSKUK vendos të shkarkojë drejtorët - Bajraktari: Vendim i paligjshëm


Ilustrim
Ilustrim

Bordi drejtues i shërbimit spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka marrë vendimin për shkarkimin e të gjithë menaxherëve të institucioneve në SHSKUK i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Ai tha se vendimi i Bordit është "joligjor” meqë nuk ka, siç tha, një “aktvendim përfundimtar të organeve të drejtësisë”.

Bordi i SHSKUK-së mori vendimin bazuar mbi një shkresë të drejtorit të përgjithshëm të këtij Shërbimi, Curr Gjocaj, me të cilën kërkohej “shkarkimi i menaxherëve të institucioneve publike shëndetësore”, pas ngritjes së aktakuzës nga Kryeprokurori i Shtetit për rastin, që njihet si “rasti stenta”.

Kërkesa e Gjocajt u bë pas insistimit të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani, që të gjtihë “të akuzuarit nga kryeprokurori të japin dorëheqje, për t’i lënë hapësirë drejtësisë, ose në të kundërtën drejtori Gjocaj duhet të ndërmarrë veprime ligjore”.

Por, drejtori i Klinikës Kardiologjike të SHSKUK-së, Gani Bajraktari, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk do të jap dorëheqje meqë “nuk e ndjen veten fajtor për akuzat”.

“Akuzat janë të paqëndrueshme. Unë nuk kam aktakuzë zyrtare dhe mendoj se këto janë vendime të ngutshme dhe të jashtëligjshme të bordit. Kulmi i gjitha ligjeve është Kushtetuta dhe ajo e pranon në mënyrë decidive pafajësinë deri në verdiktin final”, tha Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

Vendimi i Bordit për shkarkim të menaxherëve, thotë Blerim Syla i Federatës Sindikale “mund të nxis edhe largimin nga vendet e tyre të punës edhe të mbi 40 kardiologëve të përfshirë në aktakuzën e kryeprokurorit” që do të shkaktonte, sipas tij, “kolapsin e plotë të departamentit të kardiologjisë”.

Kryeprokurori i Shtetit pak javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 64 personave në mesin e të cilëve ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ferid Agani dhe mbi 40 mjekëve të SHSKUK-së, për sic thuhet shpërdorim detyre dhe të fondeve për dërgimin e pacientëve për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

XS
SM
MD
LG