Ndërlidhjet

logo-print

Siria në fokus të bisedimeve Kerry-Lavrov


Kerry dhe Lavrov. Moskë, 15 korrik 2016.

Kerry dhe Lavrov. Moskë, 15 korrik 2016.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka zhvilluar mbi katër orë bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje të re për operacionet ushtarake në Siri dhe për t’i dhënë fund konfliktit pesëvjeçar.

Takimi i së premtes është zhvilluar një ditë pasi Kerry ka mbajtur bisedime të ngjashme me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në këtë takim, Kerry “ka shprehur shqetësim për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit nga regjimi sirian”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Administrata Obama vazhdimisht ka shprehur zemërim me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Siri, e cila synim kryesor ka forcimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, një aleat i vjetër i Moskës.

Gjatë një pauze në bisedime, Kerry dhe Lavrov kanë marrë pjesë në një ceremoni në Ambasadën e Francës në Moskë, në kujtim të viktimave që kanë pësuar nga sulmi në Nicë.

XS
SM
MD
LG