Ndërlidhjet

Këshillohet shmangia e lëvizjeve të qytetarëve në Turqi, publikohen numri i Ambasadës


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka drejtuar një komunikatë këshilluese të gjithë qytetarët të Kosovës që ndodhen në Turqi, që të mos lëvizin dhe të qëndrojnë në vendet ku janë.

MPJ-ja ka publikuar edhe numrat e telefonit të Ambasadës së Kosovës në Ankara: +90530 954 9504, +905311056391 në të ciliët qytetarët mund të drejtohen për informata.

“Sa më pak lëvizje dhe t’i informojnë familjet e miqtë e tyre. Për ndihme qytetarëve tanë, veçmas shume pushuesve kosovarë, kemi vendosur ne dispozicion numra telefoni të Ambasadës sonë në Ankara”, thekson MPJ e Kosovës.

Përveç personave tjerë, aktualisht nga Kosova në Turqi qëndron edhe një numër i konsiderueshëm i turistëve.

Një grup ushtarak në Turqi thotë se ka marrë nën kontrollin vendin duke vendosur ushtarët në pikat strategjike në Stamboll dhe duke fluturuar me aeroplanë në nivel të ulët në Ankara.

Numrat e telefonit:

+905309549504
+905311056391

XS
SM
MD
LG