Ndërlidhjet

SHBA: Publikohen ish-dokumentet sekrete për sulmet më 11 shtator


Pamje e ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington

Pamje e ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington

Një komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara i ka publikuar ish-dokumentet sekrete të një raporti zyrtar për sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara. Këto dokumente janë të seksionit ku trajtohet çështja nëse rrëmbyesit e aeroplanëve kishin kontakte me zyrtarët e qeverisë së Arabisë Saudite.

Ky lirim i mbrëmshëm i seksionit prej 28 faqeve, u bë pas disa viteve të thirrjeve na ana e ligjvënësve dhe ish-zyrtarëve të inteligjncës, që kishin dyshime se lidhjet ndërmjet terroristëve dhe përfaqësuesve sauditë ishin më të afërta se sa që zyrtarët e administratës e kishin pranuar.

Në dokument emërohen disa njerëz me të cilët rrëmbyesit kishin lidhje, para se t’i ndërmerrnin sulmet. Po ashtu, në këto dokumente identifikohen individët që i kanë ndihmuar ata për hapjen e xhirollogarive në banka, në gjetjen e banesave dhe në mësimet për fluturime.

Prej 19 rrëmbyesve, 15 ishin shtetas sauditë.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara tha mbrëmë se shpreson se lirimi i këtyre dokumenteve do t’i përfundoj dyshimet e vazhdueshme për pjesëmarrjen zyrtare saudite në planfikimin e sulmeve.

XS
SM
MD
LG