Ndërlidhjet

Shtyhet pjesa finale e fluturimit të aeroplanit me energji diellore


Aeroplani Solar Impulse 2 gjatë fluturimit të tij rreth botës
Aeroplani Solar Impulse 2 gjatë fluturimit të tij rreth botës

Pjesa finale e fluturimit të parë rreth botës me aeroplan me energji diellore është shtyrë për shkak të sëmundjes së njërit prej dy pilotëve.

Bertrand Piccard, pilot i aeroplanit Solar Impulse 2, dje ka shkruar në rrjetin Twitter se është i sëmurë dhe duhet të shtyhet fluturimi prej Kajros për në Abu Dabi.

Piloti Piccard, shtetas zviceran, tha se në këtë gjendje shëndetësore nuk mund ta kryejë këtë fluturim 48 orësh.

Aeroplani ka ateruar në Kajro më 13 korrik, pas dy ditësh fluturimi nga Spanja.

Ky aeroplan lëvizë mjaft ngadalë, me një shpejtësi mesatare prej 70 e deri në 85 kilometra në orë.

Aeroplani ndodhet në udhëtimin e tij pjesë-pjesë prej 35,400 kilometrash, ndërsa zoti Piccard dhe kolegu i tij, po ashtu shtetas zviceran, Andre Borschberg, e zëvendësojnë njëri-tjetrin në këtë aeroplan me vetëm një ulëse për pilotin.Pritet që në mes të javës së ardhshme aeroplani do ta realizoj pjesën përfundimtare të fluturimit të tij rreth botës.

XS
SM
MD
LG