Ndërlidhjet

Pakistan: Për “vrasje nderi” arrestohet vëllai i modeles


Qandeel Baloch
Qandeel Baloch

Policia e Pakistanit e ka arrestuar të vëllain e modeles në mediat sociale, Qandeel Baloch, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij.

Personi Waseem Azeem, është arrestuar dje në vendbanimin, Dera Ghazi Khan, që është 100 kilometra larg qytetit, Multan, ku modelja Baloch është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj familjare.

Policia e ka paraqitur të arrestuarin Azeem para përfaqësuesve të mediave mbrëmë vonë, ndërsa zyrtarë policorë thanë se ai e kishte vrarë motrën e tij për “nder” dhe se kishte deklaruar se nuk pendohet për këtë vepër.

Vrasja e modeles Baloch, e cila aktualisht kishte nxitur kundërthënie me postimin e fotografive të saj duke pirë duhan me një klerik të njohur mysliman, ka shkaktuar tmerr në gjithë Pakistanin.

Në qytetet Lahore dhe Karaçi janë mbajtur përkujtime për nder të saj dhe është protestuar kundër vrasjes së modeles Baloch, ndërsa nga autoritetet është kërkuar legjislacion për luftimin e vrasjeve “të nderit”.

Policia tha se modelja Baloch ishte vrarë me zënie të frymës derisa ishte në gjumë.

Kjo vajzë 26 vjeçare, me emrin real, Fauzia Azeem, është bërë e njohur duke u paraqitur në emisionin televiziv, Pakistan Idol TV, dhe duke ndërmarrë fushatë në mediat sociale për promovimin e të drejtave të femrave në shoqërinë konservatore pakistaneze.

Ajo i kishte afro 800 mijë mbështetës në rrjetin Facebook dhe 40 mijë në Twitter.

XS
SM
MD
LG