Ndërlidhjet

Armeni: Persona të armatosur depërtuan në selinë e policisë


Policia e ka bllokuar hapësirën afër stacionit të policisë në një lagje në Erevan
Policia e ka bllokuar hapësirën afër stacionit të policisë në një lagje në Erevan

Një grup i personave të armatosur nga një grup opozitar, e ka shkatërruar selinë e policisë dhe ka këmbyer zjarr me pjesëtarët e rendit në kryeqytetin Erevan në Armeni, sot herët në mëngjes, ka njoftuar Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i këtij vendi.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se sulmuesit po i mbajnë peng disa persona në stacionin e policisë në lagjen Erebuni, ndërsa “negociatat po zhvillohen për lirimin e tyre në mënyrë paqësore”.

Grupi opozitar, Themeluesi i Parlamentit, nëpërmjet një kumtese ka kërkuar që të lirohet lideri i grupit, Zhirayr Sefilian, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar, i akuzuar për synim të përmbysjes së qeverisë me forcë.

Zëdhënësi i këtij grupi, Varuzhan Avetisian, po ashtu, ka shpallur se “ata po e fillojnë kryengritjen”, pastaj përpjekjen për “përmbysjen e qeverisë” dhe “lirimin e të burgosurve politikë”.

Policia e ka bllokuar këtë hapësirë.

Grupi Themelimi i Parlamentit shpeshherë organizon protesta në rugët e Erevanit me kërkesën që presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, të paraqes dorëheqje.

XS
SM
MD
LG