Ndërlidhjet

Thaçi: Deklarata e samitit të NATO-s, e mirëseardhur për Kosovën


Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardhur për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor, pasi rithekson se rajoni mbetet me rëndësi strategjike për Aleancën dhe se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, ka shkruar në rrjetin Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai më tutje ka theksuar se “na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit” dhe ka shtuar se “vlerësimi që na bëhet nga NATO është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s”.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Hashim Thaçi në rrjetin Facebook.

XS
SM
MD
LG