Ndërlidhjet

Turqi: Janë arrestuar mijëra oficerë ushtarakë dhe gjyqtarë


Njerëzit e tubuar para Parlamentit të Turqisë në Ankara më 16 korrik pas puçit të dështuar ushtarak
Njerëzit e tubuar para Parlamentit të Turqisë në Ankara më 16 korrik pas puçit të dështuar ushtarak

Autoritetet e Turqisë thonë se janë arrestuar më se 6 mijë vetë për shkak të përpjekjes për puç të dështuar ushtarak më 15 korrik, derisa presidenti, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se “pastrimi” i institucioneve shtetërore do të vazhdoj.

Duke folur në një ceremoni të varrimit sot në Stamboll, zoti Erdogan ka shprehur përkushtim për “pastrim të të gjitha institucioneve shtetërore nga virusi” i mbështetësve të klerikut mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson se ka dorë në komplot.

Erdogan tha se do të kërkohet ekstradimi i tij.

Kleriku, Fethullah Gulen, e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në përpjekjen e dështuar për grushtshtet.

Në mesin e personave të arrestuar gjenden oficerë ushtarakë të nivelit të lartë dhe 2,700 gjyqtarë.

Zyrtarët thanë se së paku 265 vetë janë vrarë në përleshjet gjatë puçit të dështuar ushtarak.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha sot se jeta në Turqi i është kthyer normalitetit, pas trazirave në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara.

XS
SM
MD
LG