Ndërlidhjet

Louisiana: Dyshohet se 3 policë amerikanë janë vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Disa policë janë sulmuar në Baton Rouge të Louisiana, raportojnë mediat amerikane.

Kip Holden, kryetari i Famullisë së pjesës lindore të Baton Rouge, i ka thënë CNN-së më 17 korrik se “tre oficerë dyshohet se janë vrarë”.

Zëdhënësi i policisë, Don Coppola i ka thënë mediumi lokal se disa policë të sulmuar janë dërguar në spital.

Coppola nuk ka pasur informacione se sa serioze janë lëndimet e policëve apo nëse ndonjë i dyshuar është ndaluar.

XS
SM
MD
LG