Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vazhdon kërkimi për të dyshuarit si vrasës të policëve 


Ilustrim

Ilustrim

Tre policë janë vrarë me armë zjarri ndërsa tre të tjerë janë plagosur në Baton Rouge të Louisiana, raportojnë mediat amerikane.

Policët e sulmuar i janë përgjigjur një rasti që është raportuar për përdorim të armëve të zjarrit kur janë zënë në pritë nga së paku një person i armatosur, ka thënë për “NBC News” kryetari i Baton Rouge, Kip Holden.

Autori i dyshuar i sulmit raportohet se është vrarë, ndërsa autoritetet thonë se po kërkohen edhe disa të dyshuar të tjerë.

Zëdhënësi i policisë, Don Coppola e ka konfirmuar për një medium lokal se disa policë janë sulmuar me armë zjarri dhe se të njejtit janë dërguar në spital.

“Ky është një sulm shumë i keq në të gjithë ne që po bëhet në kohën kur na duhet unitet dhe shërim”, ka thënë guvernatori i Louisiana John Bel Edëards, përmes një komunikate.

Ky rast po ndodhë në një kohë të rritjes së tensioneve racore pas vrasjes së dy të rinjëve afrikano amerikan nga policia dhe vrasjes për hakmarrje që ndodhi më pas në Dallas të pesë policëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG