Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër “Beogradit në Ujë”


Ilustrim
Ilustrim

Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali dhe udhëheqësi i këshillit të kryeqytetit serb janë përballur me një turmë aktivistësh serbë të cilët po e kundërtshtojnë një nga projektet më të mëdha të Beogradit.

Zyrtarët e qytetit është dashur të shtyhen me protestuesit në ndërtesën e bashkisë të Beogradit më 18 korrik, derisa turma bërtiste “hajdut hajdut” dhe të cilët kërkonin përjashtimin e qeverisë lokale të qytetit.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur edhe letra tualeti në hyrje të bashkisë.
Grupi i protestuesve që e quan vetën “Të mos e lejojmë mbytjen e Beogradit” janë duke bërë përpjekje që ta bllokojnë projektin me vlerë prej 2.7 miliardë euro “Beogradi në Ujë”.

Pjesë e projektit është ndërtimi i komplekseve të banimit dhe shtëpive jashtëzakonisht të mëdha të mallrave mbi Lumin Sava.

Aktivistët kanë thënë se projekti do shkatërronte bizneset e vogla vendore dhe do ndryshonte karakterin e lagjeve tipike afër lumit në fjalë.

Ata i akuzojnë zyrtarët e qytetit për korrupsion dhe përdorimin e taktikës së krahut të fortë për të shkatërruar ndërtime të vjetra për t’i hapur rrugën skemës së re të ndërtimeve.

XS
SM
MD
LG