Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër “Beogradit në Ujë”


Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali dhe udhëheqësi i këshillit të kryeqytetit serb janë përballur me një turmë aktivistësh serbë të cilët po e kundërtshtojnë një nga projektet më të mëdha të Beogradit. Zyrtarët e qytetit është dashur të shtyhen me protestuesit në ndërtesën e bashkisë të Beogradit më 18 korrik, derisa turma bërtiste “hajdut hajdut” dhe të cilët kërkonin përjashtimin e qeverisë lokale të qytetit. Protestuesit gjithashtu kanë hedhur edhe letra tualeti në hyrje të bashkisë. Grupi i protestuesve që e quan vetën “Të mos e lejojmë mbytjen e Beogradit” janë duke bërë përpjekje që ta bllokojnë projektin me vlerë prej 2.7 miliardë euro “Beogradi në Ujë”. Pjesë e projektit është ndërtimi i komplekseve të banimit dhe shtëpive jashtëzakonisht të mëdha të mallrave mbi Lumin Sava.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG