Ndërlidhjet

Boris Johnson heq dorë nga opinioni në “Daily Telegraph”


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson

Ministri i ri i jashtëm i Britanisë, Boris Johnson ka hequr dorë nga një opinion javor përmes së cilit shpesh herë ka përqeshur liderë të ndryshëm botëror.

Udhëheqësi i fushatës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian paguhej 300 mijë euro në vit nga “The Daily Telegraph” për një opinion javor, të cilin ai e ka shkruar edhe gjatë tetë viteve sa ishte kryetar i Londres.

Pagesa e tij e re është pak mbi 160 mijë euro në vit, duke e llogaritur edhe rrogën që e merr si deputet në parlament.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka habitur shumë njerëz kur ka bërë të ditur se Johnson do të jetë kryediplomati i ri i shtetit i cili më 23 qershor përmes një referendumi ka vendosur të largohet nga BE-ja.

Johnson ka shkruar për gazetën britanike për 20 vjet, ndërsa jo rrallë herë ka bërë komente të rënda, përfshirë edhe për kandidaten e demokratëve për president të SHBA-ve, Hillary Clinton të cilën e ka përshkruar si “ndihmës mjeke sadiste”.

XS
SM
MD
LG