Ndërlidhjet

KON: Priten “sanksione të ashpra” për dopingun e rusëve


Presidenti i KON-it Thomas Bach

Presidenti i KON-it Thomas Bach

Komiteti Olimpik Ndëkombëtar (KON) tha se fshehjet e dopingut rus të konfirmuara sot nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA), tregon për “sulm shokues dhe të paprecedent kundër integritetit të sportit dhe Lojërave Olimpike” dhe është shprehur se nuk do të hezitohet të ndërmerren “sanksionet më të ashpra të mundshme”.

Në deklaratën e presidentit të KON-it, Thomas Bach, theksohet se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tash “në mënyrë të kujdesshme do t’i studioj akuzat komplekse dhe të detajizuara, veçanërisht sa i përketë Ministrisë së sportit të Rusisë”.

Këto komente u bënë pasi WADA e ka publikuar dëshminë për doping të gjërë të sponzorizuar nga shteti të sportistëve rusë në Lojërat Olimpike në Soçi të Rusisë.

Në raportin e publikuar sot nga një komision i pavarur i agjencisë WADA, theksohet se një laborator në Moskë i ka mbrojtur sportistët e Rusisë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në vitin 2014.

Skandali i dopingut i atletëve të Rusisë, ka ndikuiar që gjithnjë e më tepër të ketë thirrje që Komitetit Olimpik të Rusisë dhe federatave të sporteve të këtij vendi, tu ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, që fillojnë më 5 gusht të këtij viti.

Aktualisht, Rusisë nuk i lejohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të atletikës për shkak të skandalit të dopingut.

XS
SM
MD
LG