Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet e koalicionit janë vrarë 21 civilë


Civilët sirianë duke u larguar nga qyteti Manbij

Civilët sirianë duke u larguar nga qyteti Manbij

Nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara sot janë vrarë së paku 21 civilë në dhe rreth bazës së fuqishme të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën veriore të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 15 civilë janë vrarë në qarkun Manbij, ndërsa 6 të tjerë në një fshat afër këtij rajoni.

Forcat Demokratike të Sirisë (DFS), të udhëhequra nga kurdët, në fund të muajit maj e kishin filluar një fushatë për ta marrë kontrollin në qytetin Manbij nga militantët e IS-it.

Ky operacion kishte për synim që t’i ndajë militantët e IS-it nga qasja e fundit në rrugën për në kufirin e Turqisë dhe parandalimin e luftëtarëve dhe furnizimeve që të arrijnë në qytetin Raka, që është bazë e militantëve të IS-it.

Ky operacion ka ndikuar që mijëra civilë të largohen nga ky rajon, por dhjetëra mijëra të tjerë ende mbeten të bllokuar në Manbij.

Marrja e këtij qyteti nga IS-i do të ishte fitorja më e rëndësishme deri tash e DFS-së.

XS
SM
MD
LG