Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Personat e përmendur në raportin për doping do të pezullohen


Pamje e një pike të kontrollit për doping në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014

Pamje e një pike të kontrollit për doping në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se zyrtarët rusë të akuzuar nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA) për fshehjen e dopingut të sportistëve rusë, do të suspendohen përkohësisht gjatë një hetimi, por ka kërkuar më tepër informacione të detajizuara.

Këto komente të zotit Putin u bënë pasi WADA sot e ka publikuar raportin ku ka dëshmi për doping të sponzorizuar nga shteti të atletëve rusë në Olimpiadën e Soçit.

Komiteti Olimpik Ndëkombëtar (KON) tha se fshehjet e dopingut rus të konfirmuara sot nga WADA, tregojnë për “sulm shokues dhe të paprecedent kundër integritetit të sportit dhe Lojërave Olimpike” dhe është shprehur se nuk do të hezitohet të ndërmerren “sanksionet më të ashpra të mundshme”.

Në deklaratën e publikuar nga Kremlini, presidenti Putin tha se nuk ka vend për doping në sport, pasi ai është rrezik për jetët dhe shëndetin e sportistëve dhe paraqet diskreditim për korrektësi në sport.

XS
SM
MD
LG