Ndërlidhjet

Johnson: Rusia të bëj presion që Assadi të largohet


Sekretari britanik për punë të jashtme, Boris Johnson
Sekretari britanik për punë të jashtme, Boris Johnson

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bëj presion presidentit sirian, Bashar al Assad të largohet nga pushteti.

Shefi i ri i politikës së jashtme britanike pritet të takohet për herë të parë me kolegët e tij nga Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara më 19 korrik në Londër.

“Do e bëj të qartë qëndrimin tim se vuajtja e popullit sirian nuk do të përfundojë derisa Assadi të mbetët në pushtet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë duhet të bashkohet në këtë qëndrim”, ka thënë ai para takimit.

Derisa qëndrimet e tij janë në të njejtën linj me qëndrimet e mëparshme britanike mbi Assadin, ky është një ndryshim i madh në qëndrimet e mëparshme personale të Johnsonit. Para se te emërohej kryediplomat, Johnson ka thënë se Britania duhet të heq dorë nga mënyra e të mënduarit si në Luftë të Ftohtë dhe të punojë me Assadin pasi ai është alternativë shumë më e mirë se sa grupi Shteti Islamik.

Rusia, Assadi dhe aleati tjetër i Assadit, Irani insistojnë që megjithatë presidenti sirian duhet të largohet vetëm nëse kështu voton populli sirian në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG