Ndërlidhjet

Përmirësohet kualiteti i ajrit për miliona banorë të Pekingut


Pamje nga kryeqyteti kinez, Peking
Pamje nga kryeqyteti kinez, Peking

Kryeqyteti kinez është i njohur edhe për kualitetin shumë të dobët të ajrit, mirëpo gjërat raportohet të kenë ndryshuar për të mirë gjatë pjesës së parë të këtij viti në qytetin me 11.5 milionë banorë.

Zyra Komunale për Mbrojtjen e Ambientit në Peking ka njoftuar mbrëmjen e të hënes përmes faqes së internetit se përqëndrimi i grimcave mikroskopike PM2.5 kanë rënë për gati 18 % në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Edhe numri i ditëve gjatë të cilave është vlerësuar se ajri ka pasur kualitet të mirë është rritur në 107 ditë, ndërsa është shënuar rënie edhe i ditëve kur ajri është konsideruar si tejmase i ndotur.

Mbyllja e 174 fabrika në Peking që janë konsideruar si tejet të dëmshme për ambientin është një nga arsyet e përmirësimit të kualitetit të ajrit. Por, kësaj i ka kontribuar edhe zëvendësimi i burimeve të energjisë nga thëngjilli në forma të tjera për 463 komunitete të kryeqytetit kinez.

XS
SM
MD
LG