Ndërlidhjet

Ukrainë: Shtatë ushtarë të vrarë në 24 orët e fundit


Andriy Lysenko
Andriy Lysenko

Ushtria e Ukrainës thotë se 7 ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, në përleshjet me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Në këtë mënyrë muaji korrik është më vdekjeprurësi për ushtrinë e Ukrainës gjatë pothuajse një viti.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se 14 ushtarë të tjerë janë plagosur.

Ky është numri më i madh i ushtarëve ukrainas që janë vrarë për një ditë, prej 24 majit, kur poashtu ishte raportuar për 7 ushtarë të vrarë.

Kjo dhunë ka ndodhur përkundër marrëveshjes tashmë 18 mujore për armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës, që ishte arritur në Minsk të Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG