Ndërlidhjet

Francë: Gati gjysma e të vrarëve në Nicë ishin shtetas të huaj


Pjesëtarët e policisë franceze patrullojnë në vendin ku ka ndodhur sulmi me kamion në Nicë
Pjesëtarët e policisë franceze patrullojnë në vendin ku ka ndodhur sulmi me kamion në Nicë

Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion gjatë festimit të Ditës së Bastijës, 38 prej tyre ishin shtetas të huaj, ka thënë mbrëmë vonë Ministria e jashtme e Francës.

Kjo ministri ka njoftuar se ata ishin nga 19 vende.

Prej qindra personave të plagosur, Ministria e jashtme e Francës tha se ende nuk është finalizuar lista me emrat e tyre.

Prej të plagosurve 19 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore, edhe pesë ditë pas sulmit, të cilin prokurori shtetëror francez, Francois Molins, e ka përshkruar si akt terrorist.

Nica është qyteti i dytë më i vizituar në Francë pas Parisit.

XS
SM
MD
LG