Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Gjashtë vetë të arrestuar për kontrabandim të migrantëve


Pamje e migrantëve në Serbi

Pamje e migrantëve në Serbi

Policia e Serbisë thotë se dje i ka arrestuar gjashtë vetë për trafikimin e 78 migrantëve, gjatë përpjekjeve të tyre për të arrritur në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas policisë, migrantët janë gjetur në dy raste afër kufirit me Bullgarinë, ndërsa 37 migrantë, nga Afganistani dhe Pakistani, ishin fshehur në një minibus në një rrugë rajonale, derisa 41 migrantë të tjerë nga Siria, ishin zënë duke kaluar ilegalisht nga Bullgaria.

Këto arrestime u bënë derisa Bullgaria ka shpallur se i ka arrestuar 45 migranrtë, që kishin provuar të kalonin në Serbi.

XS
SM
MD
LG