Ndërlidhjet

logo-print

Rashiq: Ende nuk është formuar ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit


Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ende nuk është formuar kurrfarë ekipi ose grup punues, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet të formohet sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Rashiq i ka thënë agjencisë Beta se tregimet për atë se është formuar ekipi i tillë, sipas njohurive të tij, tash për tash janë spekulime.

“Mediat kanë transmetuar se në këtë ekip gjoja se do të jenë katër kryetarë të komunave nga pjesa veriore e Kosovës”, tha Rashiq dhe ka vlerësuar se “kjo nuk është e vërtetë dhe se një koncept i tillë do të ishte i gabueshëm, sepse në këtë ekip do të ishin vetëm njerëzit nga pjesa veriore e Kosovës”.

Ai konsideron se ekipi duhet të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e serbëve në pjesën jugore dhe veriore, prej profesionistëve të cilët një kohë të gjatë punojnë në institucionet e Kosovës dhe e dinë se si ky statut në mënyrën më të mirë mund të përfshihet brenda sistemit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG