Ndërlidhjet

Priten të mblidhen 2 miliardë dollarë për Irakun


Pamje e një kampi të refugjatëve në Irak
Pamje e një kampi të refugjatëve në Irak

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera donatore, thonë se synojnë që të tubojnë më se 2 miliardëë dollarë këtë javë për Irakun e përfshirë nga lufta, gjatë konferencëns së donatorëve në Uashington.

Bashkorganizatorë të kësaj konference, me pjesëmarrjen e 24 vendeve, janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Japonia, Kuvajti dhe Holanda, ndërsa seanca kryesore e përkushtimeve është e paraparë për sot.

Nesër parashihet të mbahet një takim i zgjeruar i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Irak.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë dhjetëra ministra të mbrojtjes dhe të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në koalicion.

Në Irak po ndodhë një krizë humanitare e përmasave të mëdha, pasi vlerësohet se 3.3 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta me militantët e Shtetit Islamik.

Deri tash, Gjermania, donatori më i madh për Irakun, dhe Kanadaja, kanë premtuar ndihmë shtesë prej respektivisht 11 dhe 121 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG