Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kosova t’i intensifikojë raportet me KE-në


Pamje nga takimi Hoxhaj - Gallucci në Prishtinë
Pamje nga takimi Hoxhaj - Gallucci në Prishtinë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi të sotëm me shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Isabelle Gallucci, e ka vlerësuar lartë qasjen konstruktive të kësaj zyreje në realizimin e përjekjeve dhe asistencën e rëndësishme që ka ofruar për Kosovën, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, ministri Hoxhaj është shprehur se “Kosova është e interesuar të zhvilloj marrëdhënie dhe të përfitoj nga ekspertiza e Këshillit të Evropës, me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Të dy bashkëbiseduesit çështje me prioritet i kanë vlerësuar projektet e Këshillit të Evropës, me theks në programin e fundit të njohur si “Lehtësim Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Ky program mundëson që Kosova të përfitoj në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve, në kuadër të mekanizmit monitorues për parandalimin e torturës dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe përfshirjen e komunitetit RAE (Rom, Ashkali dhe Egjiptas) në edukim, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë së jashtme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG