Ndërlidhjet

logo-print

AGK: Tërheqje nga rregullorja për media e hartuar fshehurazi


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë (KMShK) kanë njoftuar sot se “draftrregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet më tutje”.

Mëtutje, theksohet se UNICEF-i nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga draftrregullorja, të cilin tash e quan vetëm si “mbështetje në diskutimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara dhe do të siguronin mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me media” dhe u sugjeron mediave që të mos e marrin atë si draft zyrtar.

UNICEF-i, në emr të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në transmetimet audiovizuele, media të shtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore, thonë, pos tjerash, në njoftim AGK dhe KMShK.

XS
SM
MD
LG