Ndërlidhjet

logo-print

UNICEF: Procesi ka qenë i hapur dhe transparent


Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, UNICEF-i thotë se duke pasur parasysh se gjatë ditëve të fundit mediat kanë raportuar se po zhvillohet një projektligj me institucione pa i kushtuar kujdes të duhur procedurave ligjore të miratuara në raste të tilla, kjo deklaratë ka për synim të ofrojë informacione të sakta.

“Në fund të vitit 2015, UNICEF-i ka bërë një vlerësim të kornizës ligjore dhe rregullative në fushën e mediave dhe fëmijëve. Vlerësimi ka identifikuar një numër të boshllëqeve që lidhen me mediat dhe mbrojtjen e fëmijëve, veçanërisht për ata më të cenuarit. Gjetjet e vlerësimit u paraqitën dhe u diskutuan në dhjetor të vitit 2015 gjatë një ngjarjeje publike me përfaqësuesit e mediave, organet rregullative të mediave, organizatat e shoqërisë civile, Zyrën e Avokatit të Popullit, përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Mediave si dhe institucionet e tjera. Pjesëmarrësit u njohën me boshllëqet e identifikuara nga vlerësimi, dhanë shembuj të nevojës për fuqizimin e standardeve raportuese lidhur me fëmijët në media në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe theksuan nevojën për mjete shtesë dhe dokumente ligjore për t’i udhëzuar më mirë profesionistët e mediave dhe për të siguruar respektimin e interesave më të mira të fëmijës”, theksohet në deklaratën e UNICEF-it.

Mëtutje, në deklaratë theksohet se “procesi ka qenë i hapur dhe transparentt, përfshirë edhe takimet me institucione të ndryshme të mediave, organet rregullative të mediave, organizatat e shoqërisë civile”.

“UNICEF-i e konsideron të rëndësishme pjesëmarrjen e profesionistëve të mediave, institucioneve mediatike, organizatave të shoqërisë civile e të tjerë në diskutimet e ardhshme publike rreth mekanizmave më të mirë për sigurim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në artikujt e mediave, dhe i fton të gjithë akterët relevant që të kenë një rol aktiv në këtë proces”, theksohet, pos tjerash, në deklaratën për shtyp të UNICEF-it.

XS
SM
MD
LG