Ndërlidhjet

Iran: SHBA-të akuzohen se nuk po e zbatojnë marrëveshjen atomike


Ali Larijani
Ali Larijani

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, i ka akuzuar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara se kanë dështuar ta implementojnë marrëveshjen madhore atomike, të arritur vitin e kaluar.

Zoti Larijani, që konsiderohet pjesëtar i linjës së fortë politike në Iran, i cili ka ndihmuar që të jepet miratimi parlamentar për marrëveshjen historike atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, tha sot se zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po vendosin pengesa në rrugën e Iranit për kthim të sërishëm në ekonominë botërore.

“Me pikëllim të madh parlamenti iranian i tërheq vërejtjen administratës së Shteteve të Bashkuara, Dhomës Përfaqësuese dhe Senatit, se përpjekjet për shkatërrimin e marrëveshjes atomike kanë arritur në pikën që nuk lejon opsion tjetër për Iranin, pos konfrontim”.

Larijani ka pretenduar se prej se është arritur marrëveshja, me të ciln kufizohet programi bërthamor iranian, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, kanë kaluar 52 legjislacione dhe sanksione të ndërlidhura me Iranin.

Rrjedhimisht, ai theksoi se “nuk ka rrugë tjetër pos hakmarrjes”.

XS
SM
MD
LG