Ndërlidhjet

Maqedoni: Arrestime për kontrabandim emigrantësh


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Maqedoni thotë se ka arrestuar 19 persona në mesin e të cilëve edhe policë, me dyshimin se janë marrë me kontrabandimin e migrantëve, të drogës dhe vepra të tjera kriminale.

Organizatorë të këtij grupi kriminal janë tre persona nga Velesi, njëri nga të cilët i punësuar në polici.

Policia po gjurmon edhe për tre persona të tjerë, një nga të cilët ndodhet jashtë Maqëdonisë, kurse një tjetër anëtar I grupit ndodhet në mbajtje të dënimit me burg.

Gjatë natës dhe në mëngjes të mërkurën policia ka bastisur edhe 24 lokacione në Shkup, Veles, Gjevgjeli dhe Negotin, ku ka konfiskuar pushkë automatike, bomba dore, armatim, municion, pajisje të drogës dhe dokumente personale.

Grupi u organizua gjatë vitit të kaluar dhe deri më sot ka kontabanduar 559 migrantë ndërkaq policia nuk e përjashton mundësinë që ky numër të jetë më i madh. (REL)

XS
SM
MD
LG